Ballina Aktualitet “80 mijë dosje në Apel”, avokati kërkon kontroll të shpejtë nga KLP:...

“80 mijë dosje në Apel”, avokati kërkon kontroll të shpejtë nga KLP: Çështjet që duhen 3 muaj përfundojnë pas 1 viti

73
0

Për avokatin Ndue Pjetra, Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet që të marrë masa për stokun e dosjeve në gjykata.

I ftuar ditën e sotme në një studio televizive, avokati tha se deri në 80 mijë dosje janë vetëm në Gjykatën e Apelit.

‘Sa herë që KPL kërkon që të marrë masa për punën e dosjeve çohet politika dhe i thotë stop. Ia pret iniciativën me pretendimet e tyre. Lidhur me stoqet vetëm në Apel janë 70 deri 80 mijë dosje stok që duan disa vite. Dhe vjen si rezultat i gjyqtarëve të rinjë. Çështjet që një gjyqtar ka dy vite që janë stok dhe s’ka dhënë asnjë vendim, gjyqtari do dojë kohë që ti shqyrtojë.

Kjo krijon stok sepse bëhen dy vite nga ato që ka qenë stok, e merr edhe ky tjetri bëhen edhe ca vite të tjera. Këto stoqe bëhen me qëllim, a duhet që të konsiderohet kjo si shpërdorim detyre, kjo duhet që të verifikohet nga institucionet e tjera. Një çështje që duhet të shkonte 3 muaj shkon 1 vit në hetim, sepse prokurori s’ka kohë që të merret me të’, tha ai.