Ballina Politika Alfred Cako: Ja kush e solli Edi Ramën në pushtet, pse tallja...

Alfred Cako: Ja kush e solli Edi Ramën në pushtet, pse tallja me Trump do t’i kushtojë shtrenjtë kryeministrit, ju…

145
0

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka hedhur akuza të forta dhe parashikime tronditëse për të ardhmen politike të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Rama nuk ka ardhur në pushtet falë vullnetit të shqiptarëve, por me ndihmën e strukturave të errëta ndërkombëtare, përfshirë rrjetin e Sorosit.

Cako thotë se tallja e Ramës me Donald Trump mund të ketë pasoja të rënda për të, pasi presidenti amerikan, sipas tij, “nuk harron dhe nuk fal”.

Ai paralajmëron se fundi politik i Ramës do të vijë nga ndërkombëtarët, ndërsa nuk përjashton as mundësinë që Trump të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj tij në vijim.

Ja çfarë thotë Alfred Cako

“Të tregojmë njëherë çfarë ka ndodhur. Megjithëse shumë njerëz tashmë e dinë, Trump kur ka thënë që “këtu ka dhe disa figura që s’do të doja të ishin”, sigurisht, njëri prej tyre është Macroni. Trump sigurisht nuk e ka kaluar lehtë atë gafën e tij që ka bërë në fakt kur ngatërroi Armeninë me Albanian dhe për luftërat lokale atje që janë bërë. Ai u tall me atë në prani të presidentit Macron dhe presidentit të Azerbajxhanit. Ky lapsus i Trumpit u ekzagjerua dhe Trumpi aty në fakt u ironizua dhe u poshtërua me atë. Për hir të së vërtetës, Macroni, me sa e shikojmë ne nga biseda kur e shikojmë, nuk e ka mbështetur Ramën dhe nuk ka qeshur me shakanë e tij, po ia ka bërë kështu me dorë dhe është larguar. Megjithatë, Trumpi nuk ia fal Macronit. Imagjinoje tani se çfarë mund të mendojë ai për Ramën që ka qenë shkaktari i gjithë këtij humori të hidhur dhe i kësaj talljeje me figurën kryesore politike të botës.

Ai ka thënë në fund që: “Do ta shikosh se çfarë kam për t’ju bërë”. Nuk i tha se çfarë kam për të të bërë. I thotë Trumpi-Macronit.  Unë nuk dua kurrë që udhëheqësit shqiptarë të mbrohen nga të huajt, por dua që në Shqipëri vërtetë të ketë demokraci dhe populli ynë të ketë fuqi të reagojë dhe të zgjedhë gjithmonë më të mirën. Por deri më sot kjo nuk ka ndodhur, qoftë në Luftën e Dytë Botërore, Partia Komuniste që mori pushtetin e mbështetur nga ndërkombëtarët duke shkatërruar nacionalistët. Se nuk u mundën nacionalistët; u mundën interesat e shqiptarëve. U mund Kosova që u shkatërrua dhe u pushtua përsëri nga serbët dhe nga Jugosllavia.  Unë mendoj që Rama ka ardhur në pushtet i mbështetur nga Kabala, nga Komiteti i 300-ve, nga Sorosistët.

E ka mbajtur pushtetin me ndihmën e tyre, ku Aleksandër Sorosi ka ardhur në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër të huaj të botës. Madje unë kam një informacion që dhe Soros plak (George Soros) mund të ndodhet në Shqipëri. Kështu e kam informacionin unë. Mos u çudisni, edhe Myler i Gestapos deri në vitet ’76 ka qenë në ambasadën e Vatikanit. Ka pasur dyshime nga shërbimi sekret sovjetik, i cili kërkohej për t’u ekzekutuar nga të gjitha gjyqet. Megjithatë, unë mendoj që këta nga pushteti do t’i largojnë vetëm ndërkombëtarët. Megjithëse jam kundër që një politikani ynë të dënohet dhe të ndëshkohet dhe të largohet me ndihmën e të huajve, ashtu siç kam qenë kundër që të vijë në pushtet me ndihmën e të huajve.

Kam frikë se ai do të ketë një fund të hidhur. E kam thënë dhe herë të tjera: jo vetëm që do ta largojnë, por mund të përfundojë dhe në Guantanamo, se Trumpit i ka mbetur dhe tre vjet kohë në pushtet. Dhe do të japin çështje të ndryshme, që nga McGonigal, përfshirja në korruptimin e figurave të larta të FBI-së, që dënohet me dënime të rënda në Shtetet e Bashkuara, dhe e dyta, me dyshime siç ka thënë zëvendësi i kryetarit të FBI-së sot, i cili ka thënë që shteti shqiptar dhe liderët e tij janë të përfshirë në kontrabandën e drogës me vendet e Amerikës Latine. Nuk e dimë sa ku i kanë bazat ata, por mendoj që Rama do të ketë një fund të hidhur nga Trumpi.”