Gazetari Flogert Muça tha për ‘Real Story’ se avokati bëri punën e tij dhe se nuk kërcënoi njeri. Muça tha se ky rast është rasti konkret ku gjyqtari bëhet palë me prokurorin dhe se arrestimi i avokatit tregon se ka rënë shteti i së drejtës.
“Aty gjyqtari bëhet palë me prokurorin. Nëse ka një mendësi të tmerrshme është që prokurori bën drejtësi. Kemi ardhur nga një regjim që çfarë thotë prokurori bën gjyqtari. Avokati që është njeriu që është në sallë për të ruajtur shtetin nga mbifuqia e tij, futet në burg pra ka rënë shteti i së drejtës. Ai njeri i pandehur, i është mbyllur goja avokatit.
Ky prokurori që u kërcënua, ka thënë me një gjuhë të dobët se jo se do shihemi së bashku në supë, por ai thotë me ju do merrem personalisht se do ju çoj të dyve në gjyq. Prokurori thotë se t’i do arrestohesh, kush është prokurori është polic? Nëse në këtë vend e keqja e madhe janë avokatët, le të bëjmë nga kjo propaganda.”