Ballina Europë Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku po vuan dënimin Sarkozy dhe...

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku po vuan dënimin Sarkozy dhe simbolika e librave që mori me vete

93
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po vuan dënimin e tij në një qeli prej 9 metrash katrorë në të ashtuquajturin krah “VIP” të burgut La Santé në Paris, pas vendimit gjyqësor që e shpalli fajtor për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore të vitit 2007, një çështje e ndërlidhur me regjimin e ish-diktatorit libian Muammar Gaddafi.

Sarkozy, 70 vjeç, është ish-presidenti i parë francez që përfundon në burg që nga koha e Marshall Philippe Pétain, i cili bashkëpunoi me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dënimi i tij është pesë vjet burg, nga të cilat një pjesë do të vuhet me burgim të mbyllur, ndërsa pjesa tjetër mund të konvertohet në arrest shtëpie apo mbikëqyrje elektronike, në varësi të vendimit të mëvonshëm të autoriteteve gjyqësore.

Mediat franceze kanë publikuar foto nga qelia e Sarkozy-t, që është e pajisur me një shtrat, tavolinë pune, dush të vogël, tualet, një dritare dhe televizor, për të cilin paguan 14 euro në muaj. Ai ka gjithashtu një sobë elektrike, si dhe qasje të kufizuar në palestër dhe bibliotekë.