Ballina Politika Duka: PAA në mbështetje të Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës. Koha...

Duka: PAA në mbështetje të Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës. Koha për një ndryshim real!

72
0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar mbështetjen zyrtare të PAA-së për kandidatin e pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Në një postim në FB, Duka thekson se kjo nismë përfaqëson një frymë të re bashkimi mes opozitës dhe qytetarëve, të zhgënjyer nga politika tradicionale.

Postimi i plotë:

Partia Agrare Ambientaliste në mbështetje të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj

Sot morëm pjesë në takimin e parë të organizuar nga kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, një nismë që bashkon spektrin opozitar dhe qytetarët që besojnë në ndryshim real.

Partia Agrare Ambientaliste (PAA) mbështet këtë frymë bashkimi si një shenjë të qartë se politika mund të jetë në shërbim të njerëzve, përtej ndasive partiake.

Në këtë platformë, që pritet të prezantohet së shpejti, ne shohim mundësinë për të sjellë ide të reja, qasje të ndershme dhe politika të qëndrueshme për kryeqytetin.

PAA do të vijojë të jetë një zë i fortë për mjedisin, bujqësinë dhe zhvillimin e ekuilibruar urban, duke kontribuar me përvojën dhe vizionin tonë në këtë frymë bashkëpunimi.