Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra të ndryshme penale, nga rrahjet,...

DURRES/ Policia arrestime dhe procedime për vepra të ndryshme penale, nga rrahjet, te dehur ne timon, ndertim paligjshëm dhe zaptim toke

199
0

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-V. Ç., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-Sh. A., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 24-vjeçar;
-E. B., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe me sende të forta, një 40-vjeçar. Me cilësinë e provës materiale, shtetasit E. B. iu sekuestrua një shufër hekuri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar për punë, në rrugë, djalin e tij të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në fshatin Bizë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë shpallën në kërkim shtetasin L. D., 46 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e 46-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Më datë 20.10.2025, njoftuan shtetasit:
-T. T., se bashkëshortja e tij, shtetasja S. A., ishte larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e 35-vjeçares;
-A. Sh., 29 vjeçe, se gjatë natës, i kishin vjedhur automjetin, në fshatin Gosë e Madhe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.