Ballina Rajoni E plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë, 72-vjecari dënohet si “terrorist”

E plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë, 72-vjecari dënohet si “terrorist”

51
0

Gjykata e Lartë e Sllovakisë shpalli fajtor për terrorizëm ditën e sotme, Juraj Cintula, 72 vjeç, i cili në maj të vitit 2024 qëlloi me armë dhe plagosi rëndë kryeministrin Robert Fico.

Cintula u dënua me 21 vite burg, pasi gjykata speciale penale në qytetin Banska Bystrica vendosi se veprimet e tij përbënin akt terrorist.

Ai kishte qëlluar Ficon nga një distancë e afërt, teksa ky i fundit po përshëndeste qytetarë në qytetin Handlova, në Sllovakinë qendrore.

Gjatë procesit gjyqësor, që nisi në korrik, Cintula pranoi se kishte shtënë mbi kryeministrin, por pretendoi se nuk donte ta vriste, por vetëm ta ndalonte nga zbatimi i politikave që sipas tij dëmtonin lirinë dhe kulturën sllovake.

Fico u qëllua katër herë dhe pësoi plagë të rënda në bark, si dhe lëndime në ijë, krah dhe këmbë. Ai bëri daljen e parë publike pas sulmit në korrik të vitit 2024.

I dënuari ka të drejtë të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Sllovakisë.