Ballina Rajoni E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë:...

E rëndë në Greqi/ 18-vjeçari mbyti nënën me peshqir dhe njoftoi policinë: Ejani se e vrava!

30
0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e Flamoulit të Trikalës, ku një i ri rreth 18 vjeç ka telefonuar vetë Departamentin e Policisë dhe ka deklaruar se kishte vrarë nënën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i riu, i cili jetonte me të atin pas ndarjes së prindërve, dyshohet se e ka mbytur nënën e tij me një peshqir gjatë një konflikti ende të paqartë dhe më pas ka njoftuar autoritetet.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar 18-vjeçarin, ndërkohë që trupi i pajetë i 54-vjeçares u gjet brenda banesës. Në vendngjarje është thirrur një mjek ligjor, i cili do të
përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë familjar, i cili ka shokuar komunitetin lokal.