Gjykata Penale e Tiranës, ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të “Shpifjes” nga moderatori i emisionit ‘Stop’, Saimir Kodra.
Vendimi eshte dhënë mesditën e sotme, ku në ketë perballje ligjore ka dale fitues, Saimir Kodra.
Gjate një emisioni televiziv në “PodCast”, Egla Ceno ish-fituese e ‘Big Bradhor VIP’ deklaroi se në një rast të vetëm ishte ngacmuar seksualisht nga moderatori i një emsioni televiziv.
Pas deklarates së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij. Ai paraqiti një kerkesë në Gjykatën e Juridiksionit të
Pergjithshëm Tiranë, ku kërkon shpalljen fajtore. Në procesin gjyqësor të zhvilluar më pas, Egla solli disa versione mbrojtjeje.
Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej ё gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thenë vetëm mbiemrin ‘Kodra’, pa përmendur emër.
Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht. Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate me 1 milion leke gjobe, pasi deklaratat e saj u vleresuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.