Gazetari Aulon Kalaja në Syri tv ka hedhur e portretizon Veliajn si një ‘projekt politik’ të ndërtuar me regji dhe financim të madh, dhe jo si një figurë të zakonshme politike. Kalaja tha se Veliaj kishte krijuar një rrjet të fshehtë gazetarësh, të cilët paguheshin rregullisht për të promovuar imazhin e tij dhe për të heshtur çdo kritikë.
Aulon Kalaja: Erion Veliaj kishte një grup gazetarësh të cilët i kojte (i ushqente) me rroga mujore dhe mua më ka shqetësuar gjithmonë ky fakt. Madje, një i mori edhe në oborrin e bashkisë. Ishte një grup ilegal i gazetarëve, i çoi edhe jashtë shtetit dhe për hir të së vërtetës unë prisja një lloj avokatie të këtyre gazetarëve me shefin e tyre, por fakti është që ata u censuruan, ose më saktë autocensurë. Sepse besoj unë, që iu kërkua të flisnin. Nuk ka patur njerëz mendoj unë që e mbështesnin Erion Veliaj publikisht, nga këta gazetarë të cilët paguheshin. Ka patur ndonjë prurje të re ndoshta, por këto jo. Më bëri përshtypje, se si ka mundësi që iu larguan sikur të ishte një lebros. Pra, mbetën pa të. Të gjithë e harrojnë mbretin që po vdes…
Erion Veliaj ishte një ‘punë-mbaruar’, kështu u quajt nga disa artistë. I referohem këtu ish-misit të Shqipërisë, Valbona Selimllarit, apo Eli Fara dhe artistë të tjerë që kishin referacion për Erion Veliajn. Por të kesh referacion për një si Erion Veliaj, mua më duket shumë qesharake. Dhe këtu e tregoi fytyrën e vërtetë edhe Elita shqiptare që vinte nga arti, por jo nga arti i vërtetë apo arti që do të kesh më vonë. Por arti alla Noizy apo artistësh që ishin në botën e TikTok, deri në këto nivele që ky e përdori në një mënyrë malinje për të fituar vota. Politikani i ndan njerëzit në vegla dhe armiq. Këto i kishte si vegla.
Mbështetjen ja kthyen Veliajt në një moment, kur kishte protestë para SPAK-ut por që nga ai moment e tutje u larguan.
Erion Veliaj nuk duhet marrë si një politikan i radhës. Erion Veliaj është një projekt politik që në supet e tij janë hedhur miliona euro, me skenar dhe regji. Politikan i parë në Shqipëri i investuar në këtë lloj mënyre. Sepse dhe vetë Rama e ka një lloj ndeshje, një lloj sfide në vetvete. Personi i cili lindi nga epruveta është ky njeri, dhe si ky lindën edhe zgjatimet e tij dhe sot kanë një shprehje këta të rinjtë që thonë: shiko, nuk ishim të lalit, ne jemi me Partinë Socialiste.