Te Milani janë të kënaqur me paraqitjet e Fikayo Tomori. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri i kuqezinjve, Allegri ka dhënë miratimin e tij për rinovimin e kontratës së mbrojtësit.
Allegri e shikon Tomorin si shumë të rëndësishëm për skemat e tij dhe u ka kërkuar drejtuesve që të zgjasin bashkëpunimin me 27-vjeçarin.
Së fundmi ka patur edhe diskutim joformale midis palëve, për të kuptuar më shumë për prioritetet e lojtarit. Sakaq, Tare-n duket i gatshëm që t’i zgjasë anglezit kontratën me një ose dy vjet.
Negociatat janë ende në hapat e tyre fillestarë, por një lëvizje e mundshme në javët e ardhshme nuk duhet përjashtuar.