Ballina Lifestyle Olivia Attwood pa unazë martese, por me mesazh të fuqishëm në tapetin...

Olivia Attwood pa unazë martese, por me mesazh të fuqishëm në tapetin e kuq

26
0

Olivia Attwood u shfaq me shumë hijeshi në mbrëmjen e së hënës në “Pride of Britain Awards”, duke rrëfyer me emocion se kjo ngjarje “ta vendos gjithçka në perspektivë”.

Prezantuesja e ITV, 34 vjeçe, u fotografua më herët gjatë ditës pa unazën e martesës, pas deklaratave të saj për vështirësitë që po përjeton në martesën me futbollistin Bradley Dack, 31 vjeç.

Olivia ka qenë e hapur dhe e sinqertë me ndjekësit e saj, duke treguar se gjashtë muajt e fundit kanë qenë të vështirë për të dhe partnerin e saj si çift, shkruan “Daily Mail”.

Duke folur për Daily Mail në tapetin e kuq në hotelin Grosvenor në Londër, Olivia u ndal të reflektonte mbi rëndësinë e mbrëmjes:
“Sonte nuk bëhet fjalë për ne, por për heronjtë që jemi këtu për të nderuar,” tha ajo.

Më tej shtoi:
“Duke dëgjuar të gjitha këto histori, gjithçka tjetër të duket e vogël. E kupton se çfarë mund të përballojë njeriu, dhe sa e fuqishme është shpirti njerëzor — shpirti britanik — kur qëndrojmë bashkë.”

Olivia dhe Brad, të cilët njihen prej gati një dekade, u martuan në vitin 2023 në hotelin luksoz me pesë yje Bulgari në Knightsbridge.