Ballina Kronika Përplasi 5 automjete në gjendje të dehur, AMP arreston policin në Pogradec

Përplasi 5 automjete në gjendje të dehur, AMP arreston policin në Pogradec

56
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rinia”, Pogradec një punonjës policie për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’.

Sipas njoftimit të AMP bën me dije se efektivi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit.

Ndërkohë që ishte në lëvizje punonjësi i policisë përplasi edhe 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Rinia” Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Korçë”, njoftoi AMP.