Ballina Politika Rama ironizon ish-sekretaren britanike: Mos u merr me shqiptarët, nëse të mallkojnë,...

Rama ironizon ish-sekretaren britanike: Mos u merr me shqiptarët, nëse të mallkojnë, zhdukesh!

82
0

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot nga Londra ish-sekretaren britanike, Suella Braverman, e cila gjatë mandatit të saj lëshoi akuza të rënda ndaj emigrantëve shqiptarë në Britani, duke i cilësuar ata kriminelë.

Gjatë fjalës së tij në Chatham House në Londër, ku mori pjesë në një panel për Ballkanin Perëndimor dhe integrimin në Bashkimin Europian, Rama foli me ton ironizues për ish-sekretaren britanike.

“Ku është Suela? Mos u merr me shqiptarët… nëse të mallkojnë, zhdukesh”, tha Rama.

Me batutën e tij, Rama ironizoi faktin që Braverman tashmë është jashtë qeverisë britanike, duke lënë të nënkuptohet se “mallkimi i shqiptarëve” ka bërë efektin e vet.

Kujtojmë se në nëntor 2022, Suella Braverman deklaroi në Parlamentin britanik se “emigrantët shqiptarë po abuzojnë me ligjin për azilin” dhe i cilësoi ata si “kriminelë që vijnë për të shitur drogë”.

Rama e quajti atëherë deklaratën si “turp”, ndërsa e përshkroi retorikën e saj si “njollë në etikën politike të një demokracie si Britania”.