Ballina Politika Rama u tall me Trump në institutin e sponsorizuar nga Sorosi, gruaja...

Rama u tall me Trump në institutin e sponsorizuar nga Sorosi, gruaja e tij mban fjalim … për politikat globale

117
0

Edi Rama u shfaq sërish në Londër hokatar me presidentin e SHBA, Donald Trump. Ai mbajti një fjalim në një institut të njohur britanik, të quajtur Chatham House.

Gjatë fjalës së tij në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale, Rama u shpreh se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’.

Kjo përgjigje e Ramës erdhi pasi u pyet në lidhje me opinionin e tij mbi qëndrimin e Trump për marrjen e mineraleve në Ukrainë.

“Nëse më pyet mua ‘a ka Trump të drejtë’, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se ‘Trump ka gjithmonë të drejtë’”, u shpreh Rama.

Kjo nuk është hera e parë që Rama tallet me Trump.

Por akoma më i rëndë është fakti se kjo gjë ndodhi në një institut britanik që deklaron se donatori i tyre kryesor është Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i familjes Soros.

Prej vitit 2016, ky institut ka marrë miliona dollarë nga Sorosi.

Aq e rëndë ishte tallja me të ftuarit në këtë forum, sa Edi Rama vendosi edhe gruan e tij, Lindën, që të mbajë një fjalim për sigurinë dhe politikat globale.

Në darkën e këtij forumi, Linda foli përpara të pranishmëve dhe citoi edhe ish-kryeministrin britanik, Tony Blair se tashmë globalizmi është një realitet i pakthyeshëm.