Ballina Lifestyle Rosie Huntington-Whiteley rikthen elegancën klasike në Galën e Muzeut të Akademisë

Rosie Huntington-Whiteley rikthen elegancën klasike në Galën e Muzeut të Akademisë

74
0

Rosie Huntington-Whiteley tërhoqi vëmendjen në Galën e Muzeut të Akademisë në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan të ngushtë e me xixa që theksonte linjat e saj elegante.

Modelja 38-vjeçare, ish-“engjëll” i Victoria’s Secret, iu bashkua një grupi yjesh të kinemasë në eventin e fundjavës dhe ndau disa foto nga mbrëmja në Instagram.

Ajo kishte zgjedhur një fustan kadifeje në nuanca argjendi dhe të zeza, me detaje me shkëlqim rreth jakës dhe një prerje që i përshtatej për mrekulli figures, shkruan DailyMail.

Rosie kishte kompletuar pamjen me bizhuteri luksoze nga Tiffany & Co, përfshirë një varëse diamanti, një byzylyk ari dhe një palë vathë Jean Schlumberger.

Në mbishkrimin e postimit të saj, ajo shkroi: “Një mbrëmje e bukur me @tiffanyandco në nder të artit të kinemasë në Galën e Muzeut të Akademisë”.

Vetëm disa ditë më parë, ajo kishte promovuar koleksionin e ri të të brendshmeve për Marks & Spencer, duke pozuar me një set prej dantelle vjollcë nga linja e saj vjeshtë/dimër 2025.

Rosie, e fejuar me aktorin Jason Statham që prej vitit 2016, vazhdon të jetë një nga fytyrat më të kërkuara në botën e modës. Çifti, që është bashkë që nga viti 2009, ka dy fëmijë – Jack, 7 vjeç, dhe Isabella, 2 vjeçe.

Së fundmi, ata u bashkuan për fushatën e re të markës italiane Falconeri, duke pozuar në një seri fotografish elegante me veshje gri neutrale.

“Jam e emocionuar të zbuloj kapitullin tjetër të fushatës sonë për @falconeriofficial, një vizion i stilit të përjetshëm”, shkroi ajo.

Në një intervistë për The Times, Rosie tregoi se arsyeja e kthimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar ishte dëshira për të rritur fëmijët në një ambient të ngjashëm me atë ku ishte rritur vetë.

“Ata po rriten me thekse britanike dhe kalojnë shumë kohë në Devon, duke përjetuar të njëjtat gjëra që pata unë si fëmijë”, tha ajo, duke shtuar se kjo është “shumë e veçantë”.