Ballina Aktualitet Ura e Rubikut në Mirditë rrezikon të shembet. Kryebashkiaku Mëlyshi: Restaurimi i...

Ura e Rubikut në Mirditë rrezikon të shembet. Kryebashkiaku Mëlyshi: Restaurimi i urës është në varësi të ARRSH-së

38
0

Kjo është gjendja e Urës së Rubikut në Mirditë, e cila lidh disa fshatra me Rrugën e Kombit. Këmbët mbajtëse të strukturës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa pika, duke rrezikuar shembjen e urës mbi Lumin Fan.

Pas mbylljes së Urës së Milotit pak muaj më parë, aksi Pllanë-Rubik është përdorur si rrugë alternative, ku Ura e Rubikut është shndërruar në nyje kalimi të rëndësishme, për të shmangur trafikun. Banorët e zonës thonë se ura është degraduar, pasi kanë munguar investimet për mirëmbajtjen e saj.

Pas shqetësimit të ngritur nga qytetarët, Neës24 kontaktoi kryebashkiakun e Mirditës, Albert Mëlyshin, i cili bën të ditur se Ura e Rubikut është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pasi konstatoi dëmtimet, ARRSH i ka kërkuar Bashkisë Mirditë të hapë unazën verilindore të Rubikut, që ura të rikonstruktohet. Pavarësisht marrëveshjes, punimet nuk kanë nisur dhe ura që u shërben banorëve të disa fshatrave mund të shembet.