Ballina Lifestyle Victoria Beckham mahnit me elegancë në New York me një veshje tërësisht...

Victoria Beckham mahnit me elegancë në New York me një veshje tërësisht të zezë

109
0

Victoria Beckham ka tërhequr vëmendjen e mediave teksa u pa duke dalë nga hoteli i saj në New York, e veshur me një ansambël klasik dhe elegant në ngjyrë të zezë.

Dizajnerja dhe ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, e njohur për stilin e saj të përmbajtur dhe gjithmonë në modë, kombinonte një pallto të gjatë me pantallona të gjera dhe syze të mëdha dielli, duke dëshmuar edhe njëherë pse konsiderohet një nga ikonat e stilit britanik.

Victoria ndodhet në New York për angazhime të lidhura me markën e saj të modës.

Ndërsa paraqitjet e saj publike vazhdojnë të frymëzojnë fansat për elegancën minimaliste që e karakterizon.