Ballina Bota Aksident i frikshëm/ Autobusët përplasen kokë më kokë, 63 të vdekur

Aksident i frikshëm/ Autobusët përplasen kokë më kokë, 63 të vdekur

78
0

Një aksident rrugor që përfshinte dy autobusë në njërën nga autostradat më të ngarkuara të Ugandës ka vrarë të paktën 63 persona dhe ka plagosur të tjerë. Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës në autostradën që lidh kryeqytetin Kampala dhe qytetin verior të Gulu.

Aksidenti u shkaktua kur dy autobusë që vinin nga drejtime të kundërta u përpoqën të tejkalonin automjete të tjera – një kamion dhe një SUV.

“Gjatë rrugës, të dy autobusët u përplasën ballë për ballë ndërsa po manovronin për të parakaluar”, tha Forca e Policisë së Ugandës për X, duke shtuar se “63 persona humbën jetën, të gjithë pasagjerë të automjeteve të përfshira” në aksidentin rrugor.