Ballina Politika Berisha publikon dokumentin: Balluku firmosi për kalimin e aksioneve te Pacolli! Çdokush...

Berisha publikon dokumentin: Balluku firmosi për kalimin e aksioneve te Pacolli! Çdokush mund të dyshojë se këto aksione janë të Ramës dhe Lubisë

88
0

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar gjatë një konference shtypi në selinë blu dokumentin që tregon se kush ka firmosur për kalimin e aksioneve të aeroportit të Vlorës tek Pacolli. “Balluku firmosi për kalimin e aksioneve te Pacolli!”. “Çdokush mund të dyshojë se këto aksione janë të Ramës dhe Lubisë”, tha kreu demokrat.

Berisha: Përpiqen jo Bexheti, jo Valoni, jo Valoni, jo Bexheti. Ç’punë kanë ata?

Shtylla e zezë e korrupsionit është garancia që është dhënë nga Lubi Balluku, e papërmbajtur në hajnitë dhe vjedhjet e saj.

Dhe që mbrohet nga Skapi i partisë.

Ja ku është…

Kjo është e vërteta.

Prandaj dhe këta, të gjithië janë vërsulur gjoja në grindjen që ka Bexheti me Valonin.

Po në qoftë se ata kanë grindje, le t’i zgjidhin. Janë qytetarë privatë ata.

Pra, janë interesa kriminale të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës dhe dhëndrit të Lubi Ballukut, djalit të Sadri Abazit.

Po, ka marrë kushërirën e parë të Lubisë.

U garantoj se mënyra se si po e trajtojnë këta, nuk po hyj fare se kush ka të drejtë prej këtyre të dyve, absolutisht, sepse unë jam i lirë nga ky problem sepse e kam denoncuar i pari si një aferë të tmerrshme korruptive.

Tani shoh që në qoftë se në djegësin e Tiranës u vodhën paratë dhe nuk u hodh një tullë, në aeroportin e Vlorës janë premtuar 140 milionë euro, edhe sikur një avion të vetëm të mos ulet në pistën e tij gjatë 10 viteve të para.

Se është me rrezik.

Atëherë kjo ka një gjë shumë të thjeshtë, në qoftë se nuk duan të vjedhin, nuk ndërtohet aeroport me 100 milionë euro, ndërtohet aeroport me 15 milionë euro.

Fillohet, shtohen pasagjerët, shtohet pista, shtohet mjedisi.

Shtohen çarterat e mëdhenj, zgjatet pista.

Kjo praktikë është ndjekur me Rinasin dhe e kanë ndjekur privatët këtë praktikë.

E kishin gjermanët, e ndoqën, nga gjermanët e morën kinezët, po këtë bënë. Nga kinezët, e morën shqiptarët, po këtë bënë.

Tani ku fle lepuri?

Ua them unë.

Çfarë ka ndodhur?

Lubia, jo vetëm firmos kontratën për një siguri 140 milionë, por Lubia një vit mbrapa firmos transferimin, ja ku e keni zëvendëskryeministre dhe ministre.

Firmos kalimin e aksioneve nga kompania turke, e cila është kompani me ekspertizën në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve, pa të cilën aeroporti nuk ndërtohej. Pra firmos kalimin e aksioneve nga kjo kompani tek Mabco Construction.

Që në këtë moment, tenderi rrëzohet.

Shtyllë kryesore e tenderit nuk ishte Mabco Construction sepse nuk kishte asnjë eksperiencë, por kishte kompania turke që ishte ndërtuese dhe menaxhuese aeroportesh.

Dhe, një numër kompanish të tjera që u paraqitën në tender, por që nuk kishin ekspertizën e kompanisë turke, u përjashtuan.

Tani, kompania me ekspertizë u thotë mirupafshim dhe Lubia firmos për kalimin e aksioneve tek Pacolli.

Tani, çdo shqiptar absolute të dyshojë se ato aksione janë të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.

Dhe këtu mund të jetë, kjo do hetim të gjithanshëm, shkaku i angazhimit kaq intensiv të Edi Ramës, Lubi Ballukut, Taulant Ballës e me radhë në një aferë që në pamje është një aferë midis dy ortakëve. Pa lidhje me shtetin.

Image