Ballina Rajoni Djali adoleshent e mbyti me peshqir se s’i kushtonte vëmendje dhe kishte...

Djali adoleshent e mbyti me peshqir se s’i kushtonte vëmendje dhe kishte shumë partnerë, ja kush është 54-vjeçarja greke

75
0

Ai akuzohet për vrasje me dashje. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, teksa i dyshuari telefonoi policinë dhe më pas rrëfeu se e kishte mbytur me peshqir banjoje.

I riu nuk dha motive konkrete, por sipas tij shkaku ishte se nëna, e divorcuar nga babai, nuk i kushtonte vëmendje dhe gjithashtu kishte shumë partnerë.

Policia e gjeti 54-vjeçaren të pajetë në divan dhe 18-vjeçari u dorëzua. Media greke zbuloi edhe foto të viktimës.

54-vjeçarja jetonte e vetme pas divorcit dhe adoleshenti bashkë me motrën e vogël shkonin ta takonin herë pas here.

54-vjeçarja kishte debatuar vazhdimisht me të birin. Megjithatë, dje, pa ndodhur asgjë mes tyre dhe ndërsa po shikonin televizor së bashku, 18-vjeçarja u ngrit, shkoi në banjo dhe mori një peshqir, u kthye në dhomën e ndenjes dhe me qetësi të plotë, e mbështolli peshqirin rreth qafës së nënës së tij dhe e mbyti atë.

Pastaj, plotësisht i qetë dhe i ftohtë, ai telefonoi policinë, duke rrëfyer aktin e tij dhe priti që policia në shtëpinë e nënës së tij të vrarë ta arrestonte.