Ballina Bota Homo*eksualët arrestohen dhe turpërohen publikisht në Indonezi

Homo*eksualët arrestohen dhe turpërohen publikisht në Indonezi

73
0

Policia në Indonezi ka arrestuar 34 burra në qytetin Surabaja,  i dyti më i madh në vend, me akuzën se morën pjesë në një festë homoseksuale në një hotel.

Sipas raportimeve, burrat u ndaluan, u lidhën me mbajtëse plastike (tie-wraps) dhe u nxorën në rrugë, ndërsa pamjet që qarkulluan në media i tregojnë ata me bluza portokalli, duke përpjekur të mbulojnë fytyrat teksa fotografohen nga autoritetet.

Policia konfiskoi telefonat dhe pajisje elektronike gjatë ndërhyrjes.

Drejtuesit e hotelit kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për zhvillimin e një feste me përmbajtje seksuale, duke theksuar se çdo dhomë është hapësirë private për mysafirët e saj.

Një përfaqësues i hotelit tha për mediat lokale se personi që bëri rezervimin kishte marrë dy dhoma të ndërlidhura me njëra-tjetrën, dhe se hoteli ishte i mbushur plot atë natë.
Të arrestuarit u dërguan në selinë qendrore të policisë në Surabaja për hetime të mëtejshme, ndërsa deri tani nuk janë ngritur akuza formale kundër tyre.