Ballina Kronika I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, ekstradohet 31-vjeçari nga...

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, ekstradohet 31-vjeçari nga Italia

85
0

Një 31-vjeçar është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare i akuzuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

31-vjeçari me iniciale K. H., është dënuar nga Gjykata e Dibrës në vitin 2022 me 4 vite e 4 muaj burgim, nga ku i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim.

K. H. akuzohet se në vitin 2019 ka kultivuar bimë narkotike në zonën e Martaneshit, Bulqizë.

“Interpol Tirana

Akuzohet se kultivoi bimë narkotike në Martanesh të Bulqizës, ekstradohet nga Italia, 31-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Milanos, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia në Shqipëri, të shtetasit:

K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga e cila i mbeten për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim.

Shtetasi K. H. akuzohet se në vitin 2019 ka kultivuar bimë narkotike në zonën e Martaneshit, Bulqizë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal”, njofton policia.