Ylli i famshëm amerikan Kim Kardashian dhe nëna e saj, Kris Jenner, kanë mahnitur publikun me paraqitjen e tyre elegante në premierën e serialit të ri “All’s Fair” në Paris, që përkoi edhe me 45-vjetorin e lindjes së Kim-it.
E veshur me një fustan glamuroz, Kim tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa Kris, 69 vjeçe, u shfaq po aq plot stil, duke bërë që të dyja të komentohej se “duken si motra”.
Në këtë ngjarje madhështore, Kardashian festoi njëkohësisht edhe roline saj të re televizive, duke dëshmuar se mbetet një nga figurat më me ndikim në botën e showbizit dhe modës.
Fotot nga mbrëmja u bënë virale në rrjetet sociale, ku fansat e përgëzuan nënën dhe vajzën për elegancën dhe lidhjen e tyre të pandashme.