Ballina Politika Largimi i Zheni Gjergjit, Berisha: Të gjithë ata që shkelmojnë besimin e...

Largimi i Zheni Gjergjit, Berisha: Të gjithë ata që shkelmojnë besimin e demokratëve janë të përjashtuar nga kjo forcë politike

72
0

Pas pyetjes së gazetarëve për lajmin se ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji, është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Sali Berisha reagoi me tone të forta.

Ai u shpreh se çdo person që shkelmon besimin e demokratëve “është automatikisht jashtë kësaj force politike”, duke theksuar se veprime të tilla tregojnë lidhje me “partinë e krimit” dhe jo me parimet e PD-së.

Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën.
Kemi të bëjmë një raport me ata që i kanë votuar, me ata që i kanë mbështetur.
Një gjë mund të them, për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike.
Sepse 99.9 përqind në mos më shumë, të atyre që i kanë mbështetur këta individë janë të papunë, janë në kushte të vështira, por nuk jepen.
U kanë shërbyer këtyre pak, se janë shumë pak, 3-4 vetë janë gjithsej, kështu që bëjnë një vendim, kalojnë në partinë e krimit, në partinë që i përkasin dhe vetëm kaq.
Pra, ky është komenti jo vetëm për atë, por për të gjithë ata. 3-4 janë në Shqipëri, mund të jenë edhe më shumë…“, tha Berisha.