Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht edhe Kryetare e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ka depozituar sot në kuvend kërkesën për interpelancë me ministrin e Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja në lidhje me projektin TID për rikualifikimin e lagjeve të Durrësit.
Zhupa shprehet se e ka kërkuar interpelancën për të marr përgjigje publike për një sërë pikëpyetjesh të natyrës kushtetuese, ligjore, sociale dhe ekonomike, të cilat lidhen me:
1- Transparencën dhe konsultimin me komunitetin përfitues dhe të prekur;
2- Raportin e projektit me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe me legjislacionin për trashëgiminë kulturore;
3- Vlerësimin real të ndikimit në turizëm në raport me dëmtimin e strukturës historike dhe sociale të qytetit;
4- Procesin e shpronësimeve dhe dëmshpërblimeve për banorët, si dhe garancitë për të drejtat e tyre pronësore.
Ajo thekson se prioritet i saj dhe i PD do jetë mbrojtja e interesit të qytetarëve, lartësimi i trashëgimisë kulturore dhe një turizëm i qëndrueshëm që respekton historinë dhe banorët lokal.
Statusi i Ina Zhupës
Në cilësinë e kryetares së komisionit të Kulturës dhe Turizmit kam kërkuar interpelancë me ministrin Blendi Gonxhe mbi projektin “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID në Durrës”, i financuar nga qeveria shqiptare, Bashkia e Durrësit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)
Ky projekt, ndonëse prezantohet si iniciativë për “rijetëzim turistik”, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me ndikimin e tij mbi banorët aktualë të zonës në Durrës, trashëgiminë kulturore, si dhe mënyrën e zhvillimit të tij dhe inpaktin real në turizëm.
Mbi 70 familjeve që jetojnë në zonën ku parashikohet zbatimi i projektit u është kërkuar të largohen, duke hyrë në një proces shpronësimi, me qëllim lirimin e hapësirave për ndërhyrjet që parashikon projekti TID. Këta banorë janë pronarë të ligjshëm, që kanë trashëguar apo përfituar pasuritë në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Interpelancën e kam kërkuar për të marr përgjigje publike për një sërë pikëpyetjesh të natyrës kushtetuese, ligjore, sociale dhe ekonomike, të cilat lidhen me:
1- Transparencën dhe konsultimin me komunitetin përfitues dhe të prekur;
2- Raportin e projektit me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe me legjislacionin për trashëgiminë kulturore;
3- Vlerësimin real të ndikimit në turizëm në raport me dëmtimin e strukturës historike dhe sociale të qytetit;
4- Procesin e shpronësimeve dhe dëmshpërblimeve për banorët, si dhe garancitë për të drejtat e tyre pronësore.
Prioriteti im dhe i Partisë Demokratike do jetë gjithmonë mbrojtja e interesit të qytetarëve, lartësimi i trashëgimisë kulturore dhe një turizëm i qëndrueshëm që respekton historinë dhe banorët lokal.