Qeveria shqiptare ka tërhequr projektligjin për barazinë gjinore, pas debateve të ashpra publike dhe presionit të grupeve konservatore.
Versioni fillestar i ligjit, i cili parashikonte përfshirjen e termave modernë si “gjinitë e tjera”, ka pësuar ndryshime të mëdha, duke zbehur ndjeshëm synimet fillestare të ministrisë përgjegjëse.
Ky vendim ka shkaktuar reagimin e ashpër të aktivistit Kristi Pinderi, i cili në një postim të gjatë ka kritikuar ashpër si kryeministrin Edi Rama ashtu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i quajtur bashkautorë të situatës së krijuar.
“Përveç mungesës së frikshme të informacionit dhe pamundësisë absolute të gjuhës shqipe për të përkthyer konceptin ‘intersectionality’ (qarkullojnë tre versione, asnjëri nuk është i saktë; pamundësi nga e cila është ndërtuar kjo rrëmujë e pashpjegueshme logjike) në thelb, i gjithë kaosi me këtë ligjin ka vetëm dy autorë, Ramën dhe Berishën.
Sipas tij, situata e krijuar është një shfaqje e përbashkët politike midis dy liderëve.
“Tani, për të ndëshkuar LGBTQ+ janë gati të hedhin në kosh gjithë progresin e arritur me mund për të drejtat e grave, si i thonë asaj, me hedh foshnjën bashkë me ujin!”, shkruan Pinderi.
Postimi i plotë:
Pervec mungeses se frikshme te informacionit dhe pamundesise absolute te gjuhes shqipe per te perkthyer konceptin “intersectionality” (qarkullojne tre versione, asnjeri nuk eshte i sakte; pamundesi nga e cila eshte ndertuar kjo rremuje e pashpjegueshme logjike) ne thelb, i gjithe kaosi me kete ligjin ka vetem dy autore, Ramen dhe Berishen.
Tani, per te ndeshkuar LGBTQ+ jane gati te hedhin ne kosh gjithe progresin e arritur me mund per te drejtat e grave – si i thone asaj, me hedh foshnjen bashke me ujin!
Ky kaos eshte nje cirk i madh i Edi Rames dhe Sali Berishes. Jane dakort per kete, si kurre me pare. E bejne per ti treguar qeverise amerikane se sa qesharake te zellshem mund te behen keta te dy kur u duhet te lepihen me mire.
Te njejtet karagjoze, ne vitin 2013, kur Obama kishte fituar mandatin e dyte e kur ShBA pergatitej per martesat mes se njejtit seks, keta te dy pra, me merrnin edhe mua edhe Xhenin ne telefon dhe na luteshin te shkonim t’i takonim e te benim nje foto me ta! Vetem qe amerikanet ti shikonin e tu buzeqeshnin.
Te gjithe ata qe punojne ne ambasaden amerikane e dine shume mire kete: njeri dergonte mesazh, tjetri merrte ne telefon per te thene “do coj shoferin qe tju marre”, kush e kush te dilte me pare ne fotografi! Sa turp.