Ballina Rajoni Reagon autori i zjarrit përpara parlamentit serb: Më shqetësonin tendat, doja ta...

Reagon autori i zjarrit përpara parlamentit serb: Më shqetësonin tendat, doja ta shkatërroja kampin

60
0

Personi që qëlloi me armë dhe i vuri zjarr tendave përpara Parlamentit në Serbi është një 70-vjeçar, i cili rezulton të ketë qenë punonjës i shërbimeve shtetërore të inteligjencës, sipas mediave serbe.
Sipas deklaratave të tij pas arrestimit, ai ishte i shqetësuar nga tendat e vendosura nga të rinjtë që mbështesin presidentin Vuçiç dhe për këtë shkak kishte vendosur t’i shkatërronte.

Fillimisht qëlloi tre herë në ajër dhe më pas i vuri flakën çadrave të ngritura në bulevardin përballë parlamentit.

Ngjarja përfundoi shpejt, pasi autori u dorëzua pa rezistencë, ndërsa zjarri u netutralizuar nga shërbimet zjarrfikëse.
Një zëdhënës i policisë deklaroi se në dëshminë e parë, autori tha se “e shqetësonte kampi i ngritur në qendër të qytetit dhe donte ta zhdukte”.

Gjatë incidentit, autori plagosi një person, për të cilin tha se u qëllua gabimisht, në momentin kur ai po qëllonte në ajër, përpara se të hidhte benzinë dhe t’i vinte zjarrin kampit.
Sipas agjencisë Reuters, autori i identifikuar si Vlladan Andxhelkoviç, ka deklaruar:
“E bëra që të më vrisnin policët. Jam nga Beogradi. Nuk njihja askënd nga ata që ishin në çadra. Thjesht më bezdiste kampi. Nuk më pëlqen që në qendër të qytetit tim të ketë zaptime.”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi veprimin si akt terrorist.