Superylli botëror Rihanna ka pësuar një humbje prej rreth 36 milionë dollarësh pas dështimit të markës së saj të luksit Fenty, e krijuar në bashkëpunim me gjigantin francez të modës Louis Vuitton (LVMH).
Marka, e cila u lançua me shumë bujë në vitin 2019 si projekti i parë i një gruaje me ngjyrë nën ombrellën e LVMH, u pezullua pas pak vitesh për shkak të shitjeve të ulëta dhe kostove të larta të prodhimit.
Sipas mediave ndërkombëtare, edhe pse Rihanna vazhdon të ketë sukses të madh me Fenty Beauty dhe Savage x Fenty, aventura e saj në modën e luksit nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.
Megjithatë, ylli nga Barbados mbetet ndër artistet dhe sipërmarrëset më të pasura në botë, me një pasuri të vlerësuar në qindra milionë dollarë.