Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka publikuar listën zyrtare të ngushtë me kandidatët për fitimin e çmimit “Lojtari më i mirë afrikan i vitit 2025”, ku spikatin disa prej ‘yjeve’ më të mëdhenj të futbollit afrikan në arenën ndërkombëtare.
Në krye të garës qëndrojnë Mohamed Salah i Liverpool-it, Achraf Hakimi i PSG-së dhe Victor Osimhen i Galatasaray-t, tre futbollistë që kanë shkëlqyer si në klubet e tyre ashtu edhe në ndeshjet ndërkombëtare.
Lista e të nominuarëve përfshin gjithashtu emra të njohur si Frank Anguissa (Napoli), Serhou Guirassy (Borussia Dortmund) dhe Pape Matar Sarr (Tottenham), të cilët kanë pasur një sezon të shkëlqyer në kampionatet respektive.
Ky çmim prestigjioz, një nga më të rëndësishmit në futbollin afrikan, vlerëson lojtarët më të spikatur që kanë përfaqësuar kontinentin në ligat elitare evropiane dhe më gjerë. Me Hakimin fitues të Ligës së Kampionëve dhe Osimhenin si golashënues i jashtëzakonshëm, gara për të rrëzuar Salah-un nga froni pritet të jetë e ashpër.
Fituesi do të shpallet në fund të këtij viti, në një ceremoni që tradicionalisht nderon më të mirët e futbollit afrikan.
Lista e plotë e kandidatëve për “Lojtarin më të mirë afrikan të vitit 2025”:
Frank Anguissa (Napoli)
Fiston Mayele (Pyramids FC)
Mohamed Salah (Liverpool)
Denis Bouanga (LAFC)
Serhou Guirassy (Borussia Dortmund)
Achraf Hakimi (PSG)
Oussama Lamlioui (RS Berkane)
Victor Osimhen (Galatasaray)
Iliman Ndiaye (Everton)
Pape Matar Sarr (Tottenham)