Ballina Kosovë Zgjedhjet, edhe 9 milion euro/ Kosovë, dëmi në buxhetin e shtetit nga...

Zgjedhjet, edhe 9 milion euro/ Kosovë, dëmi në buxhetin e shtetit nga sfidat elektorale në vend

70
0

Brenda nëntë muajve Kosova kaloi në dy procese zgjedhore, zgjedhjet parlamentare të 9 shkurti si dhe zgjedhjet lokale të 12 tetorit balotazhi i të cilave mbahet më 9 nëntor, teksa gjasat janë të mëdha që në dhjetor të këtij vit të ketë edhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në rast se perfundojne te gjitha afatet per formimin e qeverise se re.

Përpos mbajtjes së vendit nën trysninë e procesve elektorale të vazhdueshme dhe zhurmës së fushatave, dëmi kryesor është ai ekonomik.

Kjo jo vetëm tek investitorët e huaj që nuk gjejnë një klimë të qëndrusheshme politike për të bërë biznes por edhe drejtëpërdrejt tek buxheti i shtetit.

Vetëm zgjedhjet e 9 shkurtit i kushtuan rreth 9 milionë euro buxhetit të shtetit. Po ashtu zgjedhjet lokale të 12 tetorit mbi 6 milionë euro.

Në total brenda këtij viti në një periudhë të shkurtër kohore janë shpenzuar 15 milionë euro, shtuar këtu edhe një tjetër shifer prej 9 milionë eurosh në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Para këto që nuk shkojnë për të përmirësuar jetën e qyetarëve përmes investimeve në sekorë si arsimi, shëndetësia apo infrastruktura, por përdorën për luftën e brendshme politike në vend.