Lezha mirëpriti edicionin e 14-të te konkursit kombëtar “Ora e Muzës”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme poetike ku prezantohen krijues nga mbare trojet shqiptare. Mbi 90 poetë paraqitën krijimet e tyre, në këtë skenë poetike të veçantë ku shpaloset përkushtimi ndaj artit të fjalës së bukur.
“Aktivitetet e grupit të Lezhës, janë cilësorë, në thelb ka kërkesa shumë të larta ndaj vetvetes”, u shpreh poeti Alfons Zeneli.
“Për ta bërë këtë konkurs sa më përfaqësues dhe në këtë konkurs të vij poezia më e mirë shqipe është mirë që vet organizatorët ti ftonin poetët shqiptar”, tha poeti Marash Mirashi.
“Ora e Muzës” është një konkurs i hapur për të gjithë, duke i dhënë mundësi poetëve të rinj të prezantohen dhe të rriten në rrugëtimin e tyre krijues, si dhe për të vendosur një standard cilësie në këtë zhanër thotë Hekuran Koka, kryetar i Klubit të Letrave “Ndoc Gjetja”.
“Ka qenë diçka që ne kemi këmbëngulur më të madhe siç është mundësi për zanat të ri të cilët shpesh ndihen të pa vlerësuar”, u shpreh Hekuran Koka, Kryetar i Klubit Letrar “Ndoc Gjetja”, Lezhë.







