Ballina Dossier Dhuna dhe masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë Luftës në Kosovë

Dhuna dhe masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë Luftës në Kosovë

58
0

Shteti shovenist serb përmes dhunës së egër masakroi në mënyrë permanente popullatën shqiptare, posaçërisht, gjatë viteve 1998-1999. Numri i të shpërngulurëve shqiptarë nga janari i vitit 1998 e deri në mbarim të Luftës së Kosovës, më 12/ 06/ 1999, ishte mbi 1.015.450 veta. U vranë e u masakruan, u zhdukën mbi 14.000 shqiptarë, u dogjën mbi 200.000 shtëpi e banesa, lokale afariste, puntori zejtare, shkolla, biblioteka, objekte tjera kulturore, shkencore e fetare. U minua rreth 1/3 e tokës së Kosovës, më së tepërmi rreth kufirit me Shqipërinë e Maqedoninë.

Krimi ndaj shqiptrëve u bë nga aparati i makinerisë shtetërore kriminale serbe, pra nga qarqet e saja politike, shkencore, kulturore dhe ushtarake. Makineri vrastare e udhëheqjes së shtetit kriminal serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptarë që ishte shumicë absolute në Kosovë…

Nga Sami ARIFI

Vetëm gjatë muajit janar u vranë dhe u masakruan 156 shqiptarë, ndërsa prej 02 e deri më 28 shkurt forcat serbe vranë 62 shqiptarë, derisa edhe te “Ura e Terzive” në Gjakovë ishte gjetë një person i masakruar i moshës 60 veçare të cilit ia kishin nxjerr dy sytë, po, edhe në shumë vende të Kosovës vreheshin rrugëve njerëz të masakruar. Më 24 mars në fshatin Kotlinë të Kaçanikut pasi ishin torturuar fisikisht, paramilitarët serb i ekzekutuan 22 shqiptarë dhe i kishin hedh në dy gropa të thella, pastaj i kishin minuar për t’i humbur gjurmët e krimit, gjithashtu edhe në Bella Cërk të Rahovecit u vranë e u masakruan 60 civilë shqiptarë. Më 25 mars 1999, nga shtëpia e tyre kriminelët serbë kindapuan avokatin e njohur, Bajram Kelmedin, me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, i ekzekutuan në periferi të qytetit të Prishtinës.

Kriminelët serbë në qytetin e Suharekës, më 26 mars 1999, vranë 44 pjesëtarë të familjes Berisha, që njiet në radhën e krimeve më të rënda gjatë luftës në Kosovë. Edhe në fshatin Rakoc të komunës së Kaçanikut, milicia serbe ekzekutoi 25 shqiptarë civilë, si dhe në Hallaq të vogël të Lypjanit 19 civilë.

Në Meje të Gjakovës nga kriminelët serbë u kindapuan 500 civilë, që kishin ardhur nga fshatrat e Rekës së Keqe të Gjakovës për të kaluar në Shqipëri, në masakrimin e tyre përveç milicisë e ushtrisë kishin marrë pjesë edhe civilë serbë vëndas, trupat e tyre u dërguan në drejtim të panjohur. Në Studime të poshtme të Vushtrisë, më 02 maj 1999, u ekzekutuan 130 shqiptarë të moshave të ndryshme.

Kriminelët serbë, më 06 maj 1999, ekzekutuan intelektualin e njohur akademik Fehmi Aganin të cilin e kishin kthyer nga pika kufitare e Hanit të Elezit.

Mirosllav Filipoviq, epror i ushtrisë jugosllave kishte deklarauar gazetës “Danas” se një rezervist kishte pushkatuar me mitrolez 30 gra e fëmij shqiptar, dhe se ushtria jugosllave është përgjegjëse për vrasjen e 800 fëmijëve shqiptarë.

Edhe oficeri tjetër i quajtur Drazhen, rrëfen se tanket serbe u përdorën për të mbytë gra, fëmijë e pleq: “Unë kam parë me sytë e mi një rezervist i cili i rreshtoi para një muri 320 gra e fëmijë shqiptarë dhe me një mitrolez të rëndë që i kishte plumbat 12mm, i preu në trup.

Oficeri tjetër me emrin Vlladimir rrëfen për ngjarjen tronditëse, deklaron se: rezervisti i mbiquajtur “Cërni”, i drejtohet një plakut që mbante një fëmijë në dorë të moshës 4 veçare, ia mori nga duart fëmijën duke i kërkuar 20.000 marka gjermane. Plaku kishte vetëm 5.000 marka. Cërni mori fëmin për flokësh nxori një thikë dhe ia preu kokën. “5.000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin”, i tha plakut dhe eci përpara fshatarëve duke mbajtur kokën e fëmisë nga flokët. Oficeri Vlladimir thotë: “Ishim të gjithë në shok, disa ushtarë vollën, ndërsa një nëntoger i ri në moshë humbi ndjenjat para një pamje të fëmisë pa kokë”. Oficeri thotë se krimineli akoma është i lirë edhe se kreu krimin e tmerrshëm. Më 13 maj në fshatin Korishë të qytetit të Prizrenit, milicia kishte kindapuar 87 civilë shqiptarë të cilët ishin fëmijë gra e pleq dhe i përdorën si mburojë e gjallë kundër bombardimeve të NATO-së, të cilët pësan në mbrëmje. Në Drenas, në fshatin Gradicë, më 30.04.1999, u morën nga kriminelët serbë 290 meshkuj, ku 132 u gjetën pa jetë në fabrikën e Feroniklit, ndërsa fati i tjerëve nuk dihet, por mendohet se i kishin dërguar në Serbi në Batajnicë për të humbur gjurmët e krimit. Në Suharekë më 26 mars i kishin tubuar 50 gra e fëmijë, që të gjithë u vranë nga forcat serbe me granata dore. Hetuesit e Tribunalit të hagës, më 22.05.2000, afër kufirit me Shqipërinë, rrethi i Gjakovës, kanë zbuluar disa varre masive me trupa të femrave, të cilat ishin hedhur në tri gropa. Në gropën e parë janë gjetur 80 trupa të femrave, në të dytën40-të dhe në të tretën 16-të trupa, ku shumica e trupave ishin të djegur.

Burgu i Dubravës, afër Istogut, u shndërrua në një varg masiv për shqiptarë. Në kohën kur filluan sulmet ajrore të NATO-së, sebët i larguan forcat ushtarake dhe paramilitare të tyre nga burgu i Dubravës dhe i kishin kthyer 950 të burgosur shqiptarë në këtë burg. Sulmi i NATO-së ishte në Objeket e burgut disa herë rresht.

MË 19 maj u bombardua burgu i Dubravës, meç rast u vranë 19 të burgosur shqiptarë. Por krimi nuk mbaroi me kaq, rikthehen gardianët serbë dhe i detyrojnë të burgosurit të rreshtohen për katër. Kishin filluar breshëritë nga armët automatike, me ç’rast vriten 70-të shqiptarë dhe 200 plagosen rëndë. Përsëri në mbrëmje ishin futur në burg 15-të paramilitarë serbë, të cilët ishin të armatosur me pushkë automatike dhe me bomba dore, filluan të qëllojnë në të burgosurit politikë shqiptarë, ku të nesërmen i ekzekutuan edhe 30-të të burgosur tjerë. Brenda pesë ditësh u vranë 120 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën 300 të tjerë. Kriminelët serbë shumicën e viktimave i djegën dhe i dërguan në brendi të Serbisë.

Në lumin Danub, afër Kladovës ishte zbuluar, më 06.04.1999, një autofrigorifer me 86 kufoma grash, fëmijësh dhe pleq shqiptarëtë Kosovës që ishin vraë, masakruar nga aparati vrasëtarë serbë.

Numri i të shpërngulurëve shqiptarë nga janari i vitit 1998 e deri në mbarim të Luftës së Kosovës, më 12/ 06/ 1999, ishte mbi 1.015.450 veta. U vranë e u masakruan, u zhdukën mbi 14.000 shqiptarë, u dogjën mbi 200.000 shtëpi e banesa, lokale afariste, puntori zejtare, shkolla, biblioteka, objekte tjera kulturore, shkencore e fetare. U minua rreth 1/3 e tokës së Kosovës, më së tepërmi rreth kufirit me Shqipërinë e Maqedoninë.

Krimi ndaj shqiptrëve u bë nga aparati i makinerisë shtetërore kriminale serbe, pra nga qarqet e saja politike, shkencore, kulturore dhe ushtarake. Makineri vrastare e udhëheqjes së shtetit kriminal serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptarë që ishte shumicë absolute në Kosovë…