Ballina Sport FBI arreston në hotelin e skuadrës yllin e Miami Heat

FBI arreston në hotelin e skuadrës yllin e Miami Heat

73
0

FBI ka arrestuar mëngjesin e ditës së sotme njërin prej yjeve të skuadrës së Miami Heat, Terry Rozier.

Sipas medieve amerikane 31-vjeçari akuzohet për baste të paligjshme mbi disiplina të ndryshme sportive si dhe ndërtimin e disa skemave në tavolina pokeri.

Rozier u ndalua në një hotel të Orlando-s ku ekipi i Majemit kishte kaluar natën pas ndeshjes që luajti me Magic.

Për të treguar diçka më shumë rreth këtij operacioni në orët në vazhdim pritet që të mbajë një konferencë për shtyp vetëm kreu i FBI, Kash Patel.