Ballina Kronika Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, në pranga tutori dhe dy kolumbianet

Goditet baza e prostitucionit në Tiranë, në pranga tutori dhe dy kolumbianet

86
0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Apartamenti”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për ushtrimin e tij në kryeqytet.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u arrestua në flagrancë një 22-vjeçar që shfrytëzonte katër shtetase kolumbiane për prostitucion.

Në pranga ranë:
• K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
• J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.