Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka komentuar situatën e Edon Zhegrovës gjatë një interviste për gazetarin Arlind Sadiku, duke sqaruar gjendjen fizike dhe përfshirjen e futbollistit në skuadër.
“Ai është aty.
Po punon mirë. Është një lojtar i mirë.
Trajneri duhet të marrë vendime, të bëj zgjedhje.
Asgjë e veçantë,” tha Tudor, duke theksuar se situata e lojtarit nuk është alarmante, por kërkon durim.
I pyetur nëse futbollisti është gati fizikisht, tekniku kroat u përgjigj me sinqeritet: “Jo, ai duhet të punojë me fituesin sepse ka pasur shumë probleme në të kaluarën.
Po punon mirë që të jetë në formën e duhur”.