Ballina Kronika Mori çiften e babait dhe kërcënoi një person tjetër pas një debati,...

Mori çiften e babait dhe kërcënoi një person tjetër pas një debati, arrestohet 27-vjeçari në Selenicë

100
0

Një 27-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë në Selenicë të Vlorës pasi në një sherr me një person tjetër ka kërcënuar me armë gjahu.

Sipas burimeve, arma ishte me leje në emër të babait të autorit.

Autoritetet sekuestruan armën dhe po hetojnë këtë rast për një vendim final ndaj 27-vjeçarit me iniciale L.I.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. I., 27 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një debati për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu (e cila posedohej me leje nga babai i tij) shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Rromsë, Selenicë. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.