Ballina Kuriozitete Një lloj peshkaqeni i cili nga studiuesit nuk konsiderohej i rrezikshëm për...

Një lloj peshkaqeni i cili nga studiuesit nuk konsiderohej i rrezikshëm për njerëzit, vrau dhe përpiu një 40-vjeçar

70
0

Një turist 40-vjeçar po notonte dhe filmonte video rreth 100 metra larg bregut të Haderës, në brigjet e Izraelit, në prillin e kaluar, kur papritur u rrethua nga një tufë peshkaqenësh të zinj, një specie e cila në përgjithësi nuk konsiderohej i rrezikshëm për njerëzit.

Dëshmitarët thanë se një nga peshkaqenët u duk sikur sulmoi fillimisht kamerën GoPro që përdorte turisti.

Ata e dëgjuan të thërriste “Ndihmë… më kafshojnë!”, para se të zhdukej nga pamja, në një moment uji u skuq dhe pendët e peshkaqenëve u panë në sipërfaqe. Kur anijet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, burri kishte zhdukur, sipas gazetës Independent.

Të nesërmen, pas kërkimeve në det, u gjetën mbetje njerëzore (në copa të vogla), të cilat konfirmuan identitetin e viktimës dhe treguan se ai ishte shqyer nga disa peshkaqenë.