Ballina Lifestyle Princi Louis ‘refuzon ofertën e tij të parë të punës’ për shkak...

Princi Louis ‘refuzon ofertën e tij të parë të punës’ për shkak të shkollës

90
0

Princi Louis (7) kohët e fundit mori “ofertën e tij të parë të punës”, por Princi William dhe Kate Middleton duhej ta refuzonin në emër të tij.

Kupa Botërore e Gështenjave i ofroi princit të ri mundësinë për t’u bërë një mbrojtës nderi i eventit, por pallati refuzoi me mirësjellje, shkruan revista People.

Një zëdhënës i pallatit shpjegoi se ndërsa ata e vlerësonin ftesën, Princi Louis nuk mund ta merrte rolin pasi ai nuk ishte ende një anëtar aktiv i familjes mbretërore.

Ideja për këtë ofertë të pazakontë erdhi pasi Kate zbuloi se djali i saj më i vogël është i fiksuar pas mbledhjes së gështenjave të egra, transmeton KosovaPress.

Edhe pse Louis nuk e mori rolin, familja mbretërore luajti ende një rol kyç në garën e këtij viti. Për shkak të verës së thatë, organizatorët u përballën me mungesë gështenjash cilësore dhe kishin frikë se kampionati do të anulohej. Mbreti Charles erdhi në ndihmë, duke dërguar më shumë se 300 gështenja nga territori i Kështjellës Windsor.

Kampionati Botëror i Gjuetisë së Gështenjës është ngjarje tradicionale që nga viti 1965 për të mbledhur fonde për organizatat që ndihmojnë personat me shikim të kufizuar.

Deri më sot, më shumë se 520 mijë euro janë mbledhur për bamirësi dhe fituesit kurorëzohen “Mbreti i Gështenjës” dhe “Mbretëresha e Gështenjës” çdo vit.