Ballina Politika “Sulme personale mes udhëheqësve të partive”/ OSBE-ODIHR: ‘Bufi i kënetës’ gjen vend...

“Sulme personale mes udhëheqësve të partive”/ OSBE-ODIHR: ‘Bufi i kënetës’ gjen vend në raportin për ’11 Majin’

107
0

Mes shumë gjetjeve në raportin final të OSBE-ODHIR, vend të veçantë kanë zënë de epitetet dhe fyerjet që liderët e parive kryesore, kryesisht PS dhe PD, kanë bërë gjatë fushatës elektorale. Dhe padyshim që në krye të këtyre gjetjeve janë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Një epitet që është përdorur gjatë fushatës është dhe “bufi i kënetës”, epiteti të cilin Rama e përdori gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit përdori për të shigjetuar Berishën.

Raporti thotë se toni i fushatës ishte shpesh konfrontues, me sulme personale midis dy partive kryesore dhe udhëheqësve të tyre. Po ashtu, në raport nënvizohen edhe epitetet me të cilat Sali Berisha i është drejtuar Edi Ramës, duke i thënë përbindësh.

“Z. Rama e quajti vazhdimisht kundërshtarin e tij, z. Berishën, një “buf kënete”, dhe udhëheqës të tjerë të opozitës si “krijesa kënete”.

Z. Berisha, nga ana tjetër, e quajti z. Rama “Antikrisht”, një “përbindësh” dhe qeverinë si “narkodiktaturë”.”, citohet në raport.