Ballina Politika “Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta”- Ilir Meta...

“Zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të barabarta”- Ilir Meta reagon nga burgu për raportin e OSBE/ODIHR

108
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot pas raportit përfundimtar të paraqitur nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

Ai i cilësoi zgjedhjet si të pabarabarta, ku mungoi liria dhe fshehtësia, duke i krahasuar edhe me një “përdorim të shfrenuar të dopingut”

“Raporti i OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira, as të barabarta dhe as të fshehta. “Fituesi” e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut”, tha ai.

Meta herë pas here ka reaguar për farsën elektorale të PS-së më 11 maj, teksa tashmë edhe gjetjen e raportit të OSBE/ODIHR vë në dukje disa prej këtyre shkeljeve të pretenduara nga opozita.