Ballina Aktualitet Avokatët rikthehen në sallat e gjyqit të hënën, pas bojkotit për arrestimin...

Avokatët rikthehen në sallat e gjyqit të hënën, pas bojkotit për arrestimin e avokatit Ulian Barjami

62
0

Avokatët në të gjithë vendin do t’i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë.

Rikthimi i tyre vjen pas vendimit të marrë nga Dhoma e Avokatisë për të bojkotuar seancat gjyqësore, nga data 20 deri më datë 25 tetor pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami.

Ulian Barjami u arrestua më datë 18 tetor pas një përplasje në sallën e gjyqit të Elbasanit me prokurorin Gjergji Ceka. Barjami u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas pretendimeve se avokati kërcënoi në gjykatë prokurorin pasi përdori frazën ‘do të merrem personalisht me ty’.

Avokati Barjami u lirua nga qelia mbrëmjen e 20 tetorit, ndërsa avokatët vijuan bojkotin, i cili preku të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë dhe Kushtetuesen.