Ballina Sport Barcelona bën ofertën e parë për Fisnik Asllanin

Barcelona bën ofertën e parë për Fisnik Asllanin

83
0

Barcelona ka bërë hapin e parë konkret për transferimin e sulmuesit kosovar të Hoffenheimit, Fisnik Asllani. Sipas mediave gjermane, drejtori sportiv i katalanasve, Deco, e ka përfshirë 23-vjeçarin në listën e përforcimeve për verën e vitit 2026, si pasues i mundshëm i Robert Lewandowskit.

Asllani po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligë, me 4 gola dhe 1 asist në 7 ndeshje, pas një sezoni të jashtëzakonshëm në ligën e dytë gjermane ku realizoi 18 gola dhe dha 9 asiste.

Barcelona thuhet se ka dorëzuar një ofertë fillestare prej rreth 25 milionë eurosh, shumë që mund të aktivizojë klauzolën e lirimit të futbollistit, i cili ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029.

Asllani, i lindur në Berlin me origjinë kosovare, ka pranuar se ëndërron të veshë fanellën e Barcelonës. Ndërkohë, Hoffenheimi pritet të shqyrtojë çdo propozim që respekton kushtet e kontratës dhe i sjell përfitim financiar klubit.

Nëse marrëveshja realizohet, Asllani do të bënte hapin më të madh të karrierës së tij drejt një gjiganti evropian.