Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me 2 automjete të tjera. Nga aksidenti është dëmtuar një pasagjer në njërin prej automjeteve, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-shpallën në kërkim shtetasin G. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 20-vjeçar. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë punës në kompleksin sportiv që administron, është dëmtuar shtetasi V. N., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili pasi mori asistencën mjekësore të nevojshme, u largua në banesë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., 25 vjeç dhe E. B., 31 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se 31-vjeçari kishte vënë në dispozicion, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalin që administronte, në lagjen nr. 15, ambient në të cilin u kap duke vënë baste me celular, shtetasi A. Sh..
Më datë 23.10.2025, kallëzoi shtetasi italian R. E., 65 vjeç, se prej tri ditësh, nuk ishin paraqitur në kompaninë që administronte, punonjësit, shtetasit nga Madagaskari, J. M., 27 vjeç, H. R., 38 vjeç, H. R., 41 vjeçe, M. V., 35 vjeç, M. R., 36 vjeç, T. B., 25 vjeçe, M. G., 24 vjeçe, M. H., 23 vjeçe dhe F. L., 25 vjeçe. Punohet për gjetjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 28-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.







