Ballina Kronika Durrës/Zbulohet një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, i vënë në dispozicion...

Durrës/Zbulohet një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit

138
0

Vihen në hetim 4 shtetas që u kapën në flagrancë, në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë.

Sekuestrohen 5 celularë dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, viheshin baste sportive, me celularë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Durrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës.

Në lokalin e 32-vjeçarit, 4 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë.
Më tej, gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj pronarit të subjektit, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.