Ballina Sport Feyenoord, Nottingham dhe Celtic e kryejnë me sukses misionin

Feyenoord, Nottingham dhe Celtic e kryejnë me sukses misionin

60
0

Kanë përfunduar takimet në Champions League, ku nuk munguan golat por edhe surprizat.

Një nga takimet më interesante ishte ai mes Lille dhe PAOK, ku grekët fituan 3-4.

Pjesa e parë u mbyll 0-3 për PAOK.

Në pjesën e dytë erdhi reagimi i francezëve të cilët shënuan fillimisht dy gola, grekët humbin penalltinë, por gjejnë golin e katërt pak minuta më pas. Lille shënon edhe golin e tretë, që shërben për statistikë, pasi rezultati përfundimtar mbeti 3-4 për grekët.

Në “Olimpico”, Roma u mund 1-2 nga Plzen, çekët shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Për verdhekuqtë ngushtoi shifrat Paulo Dybala nga penalltia.

Rezultatet e plota:

Roma-Plzen 1-2
Lille-PAOK 3-4
Malmo-Dinamo Zagreb 1-1
Celta Vigo-Nice 2-1
Celtic-Sturm Graz 2-1
Feyenoord-Panathinaikos 3-1
Freiburg-Utrecht 2-0
Nottingham Fores-Porto 2-0
Maccabi Tel Aviv-Midtjylland 0-3
Young Boys-Ludogorets 3-2