Ballina Aktualitet Gjykata Kushtetuese shpall përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, vakanca i...

Gjykata Kushtetuese shpall përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, vakanca i dërgohet Presidentit Begaj

68
0

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të deklarojë përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke i hapur rrugë procedurave për plotësimin e vakancës së krijuar.

Vendimi u mor më 24 tetor 2025, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me numër regjistrimi 1/1 (P) 2025, datë 30 janar 2025, që kishte si objekt “Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Në dispozitivin e vendimit, Gjykata Kushtetuese ka vendosur:

Të deklarojë mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja në datën 25 prill 2025;

Të njoftojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, si organin kompetent për emërimin e anëtarëve të rinj;

Të njoftojë gjithashtu Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për vendimin e marrë.

Në vijim, vakanca e krijuar do t’i përcillet Presidentit Bajram Begaj, i cili do të ndjekë procedurat ligjore për emërimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, sipas dispozitave të Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.