Ballina Politika Kaloi nga PD te PS/ Nënkryetarja e Bashkisë Sarandë zbulon prapaskenat: Ja...

Kaloi nga PD te PS/ Nënkryetarja e Bashkisë Sarandë zbulon prapaskenat: Ja kur nisën mosmarrëveshjet

120
0

Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo është emëruar si nënkryetare e bashkisë së këtij qytetit.

Manjola Nikollo në një reagim për mediat është shprehur se, është e zhgënjyer për mënyrën se si funksionon sot PD.

“Ndihem sot e zhgënjyer dhe e trishtuar nga mënyra se si funksionon partia, por ndjej detyrimin t’u drejtohem demokratëve që më kanë mbështetur ndër vite. Ajo që jam sot, jam falë tyre,” tha Nikollo.

Ajo ka treguar se mosmarrëveshjet me Partinë Demokratike nisën gjatë procesit të primareve në qarkun e Vlorës, ku pas dorëheqjes nga posti i kryetares së degës, Nikollo deklaron se rezultati u ndikua nga faktorë të jashtëm.

“Pas këtij procesi, u përjashtova nga komunikimet e brendshme të degës dhe nuk u njoftova për mbledhje apo aktivitete. Kjo më bëri të ndihesha e fyer moralisht,” ka deklaruar ajo.

Më tej, Nikollo thekson se vendimi për t’u bashkuar me administratën vendore është një lëvizje njerëzore dhe jo politike.

“Vendimi im për t’u bërë pjesë e Bashkisë Sarandë është një lëvizje njerëzore, jo politike. Dua të jap kontributin tim në shërbim të interesit publik,” ka deklaruar Nikollo