Ballina Europë Kapen 203 kg kokainë në Britani, nën akuzë tre shqiptarë (EMRAT)

Kapen 203 kg kokainë në Britani, nën akuzë tre shqiptarë (EMRAT)

88
0

Tre shtetas shqiptarë janë lënë në paraburgim nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Britaninë e Madhe, pas sekuestrimit të 203 kilogramëve kokainë.

Sipas komunikimit zyrtar të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), bëhet fjalë për Njazmir Ograbati, 32 vjeç, Hajri Kapo, 35 vjeç, dhe Genti Tota, 32 vjeç, të cilët u akuzuan për furnizim me drogë të Klasit A.

Partneriteti kundër Krimit të Organizuar, që përbëhet nga oficerë të NCA-së dhe Policisë Metropolitane, realizoi arrestimet javën e kaluar, pasi droga u gjet e fshehur në një kamion në Dartford, Kent. Vlera e lëndës narkotike, sipas autoriteteve, arrin rreth 17 milionë paund.

Të tre shqiptarët u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Maidstone, ku ndaj tyre u cakrua masa me paraburgim. Seanca e radhës pritet të mbahet më 14 nëntor në Gjykatën e Kurorës në Maidstone.