Ballina Aktualitet Ministrja Koçiu jep paralajmërimin që s’e priste askush: Masë e nevojshme për…

Ministrja Koçiu jep paralajmërimin që s’e priste askush: Masë e nevojshme për…

101
0

Dy javë pas ndalimit të monopatinave, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu mblodhi në një tryezë diskutimi të gjithë institucionet që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore. Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu thekson se ndalimi i monopatinave do të vijojë deri në krijimi e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.

Koçiu shkruan se po hartojnë rregullat e reja që do të përcaktojnë standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara. Po ashtu, do të hartohen edhe përgjegjësitë për institucionet që do të sigurojnë zbatimin e ligjit. Ministrja shprehet se vendimi për ndalimin e përkohshëm të monopatinave u mor me qëllim që të garantohet siguria e qytetarëve dhe ky vendim do të hiqet vetën pasi të hartohen të gjitha rregullat për qarkullimin e tyre në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit.

“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit. Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”, shkroi Koçiu.